Futboll

Zyrtare, Sadiku rikthehet te Lugano, zbulohet formula e transferimit!

Tashmë shuhet çdo dyshim pasi transferimi i Armando Sadikut nga Levante te Lugano ka marrë trajta zyrtare, madje duke u transferuar në mënyrë përfundimtare në Superligën zvicerane.

Levante nuk e huazonte dot sulmuesin dhe e ka gjetur zgjidhjen, duke e shitur te Lugano. Sekreti është një klauzolë në kontratën e bërë mes klubeve. Spanjollët kanë të drejtë ta blejnë në verë. Sigurisht që shuma do jetë simbolike, pasi kartoni i sulmuesit është i Levantes, që ka shpenzuar plot 1 milion euro. Te Lugano Sadiku ka luajtur edhe në dy periudha të tjera. Për herë të parë iu bashkua në vitin 2012 dhe në Challenge League ai arriti të realizonte plot 18 gola, çka bëri që Zyrihu ta blinte më pas. Lugano është kthyer në një klub rehabilitimi për sulmuesin.

Pas një dëmtimi te Zurich, ai rimori veten aty në pjesën e dytë të sezonit 2016-2017. Plot nëntë gola të realizuar dhe më pas erdhi shitja te Legia e Varshavës në Poloni. Sulmuesi i kombëtares ka mundësinë të luajë dhe të rikthehet në nivele të larta.

 

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency