Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ Sane transferohet te Bayerni, zbulohen detajet e marrëveshjes

Manchester City arrin marrëveshjen me drejtuesit e Bajernit të Mynihut, për transferimin e 24-vjecarit Leroy Sane në Gjermani. Vetëm pak kohë më parë trajneri i “sky blues” Pep Guardiola konfirmoi në një deklaratë të tij se futbollisti i talentuar i përfaqësueses gjermane kishte refuzuar disa oferta nga krerët e City-t për të vazhduar karrierën e tij në Premier League, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e lojtarit do të ishte në kampionatin gjerman.

Tani gjithçka merr formë zyrtare dhe me sa kuptohet të pafuqishëm për ta bindur futbollistin me origjinë senegaleze për të ndryshuar mendje, më në fund drejtuesit e Manchester City-t u dorëzuan dhe vendosën të heqin dorë, nga një futbollist i ri dhe shumë i rëndësishëm në manovrën sulmuese. Pavarësisht mungesës së tij të gjatë për shkak të problemeve të shumta fizike, trajneri katalanas ka pranuar vazhdimisht rëndësinë që paraqet në skuadër një lojtar me karakteristika të tilla, duke shtuar madje se të gjithë në “Etihad” janë shumë të kënaqur nga puna e numrit 19, që i mbulon shumë mirë që të gjithë pozicionet e fazës sulmuese, në krahun e majtë dhe të djathtë, apo qoftë edhe në qendër, në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Drejtuesit e City-t ranë dakord për ta lënë të lirë të largohet Sanenë në drejtim të Mynihut për një shumë prej 54.8 milionë stërlinash, afërsisht 60 milionë euro. Duke filluar nga viti i kaluar pozitat e Sanesë në skuadër u dobësuan, gjë disi e çuditshme duke marrë në konsideratë faktin që 24-vjeçari ishte pikërisht futbollisti që shënoi golin e fitores në sfidën e famshme të 3 janarit në “Etihad”, ndeshje ku Liverpuli u ndëshkua në fund nga një kundërsulm i shpejtë i ekipit vendas, në një kohë kur “të kuqtë” ishin orientuar për luajtur përpara për të fituar takimin, gjë që do t’i jepte klubit nga Merseyside avantazhin e 10 pikëve në renditje, e me siguri edhe titullin e parë në Premier League skuadrës së drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp që edicionin e kaluar të kampionatit anglez.

Ka bërë përshtypje gjithashtu edhe lënia jashtë e këtij futbollisti edhe nga ndeshje shumë të rëndësishme të City-t në Champions, gjithsesi në shtyp nuk u mësua asgjë dhe arsyet e vërteta të mospërfshirjes së këtij lojtari në ndeshjet me Tottenham-in nuk u zbuluan kurrë, takime ku Leroy Sane u aktivizua si zëvendësues në 89’ në “Anfield” dhe në të 84-ën në “Etihad”, kur skuadrës i nevojitej patjetër për të shënuar, për të siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale. Në fundin e sezonit të kaluar Leroy Sane nuk e fshehu asnjëherë dëshirën e tij për t;u transferuar në radhët e klubit bavarez, megjithatë drejtuesit e City-t reaguan duke bërë të ditur se lojtari mund të largohej vetëm për një shifër prej 100 milionë euro.

Tani mësohet se vlera fillestare e transferimit është 44, 7 milionë pound, ndërsa 10 milionë të tjera do të mund të përfitohen nga bonuset e ndryshme. 24-vjeçari nga Eseni, që është djali i ish-sulmuesit të përfaqësueses senegaleze Souleyman Sane si dhe ish-gjimnastes gjermane Regina Weber la Schalke-n në vitin 2016 për të kaluar në radhët e Manchester City-t, për një shumë prej 37 milionë stërlinash. Pavarësisht shumës prej 100 milionë euro që kishin vënë si klauzolë drejtuesit e City-t për largimin e këtij lojtari, palët mendohet se ishin në bisedime, përpara se Leroy Sane të pësonte një dëmtim të rëndë në gju, në Superkupën e Anglisë, në “Wembley” me Liverpoolin, ku ky futbollist u shtrëngua për të lënë fushën që në minutat e para të lojës.

Në fundin e muajit shkurt, pikërisht kur ai ishte riaftësuar pothuajse plotësisht nga ky dëmtim, Sane u aktivizua në takimin Arsenal – Manchester City për 23-vjecarët, duel ku sidoqoftë lojtari që aktivizohet më së shumti në krah pësoi një tjetër dëmtim. Pas sfidës me të kuqtë në Community Shield më datë 5 gusht, pra Leroy Sane ka qëndruar jashtë gjatë gjithë kohës në këtë sezon, madje edhe në ndeshjen e 22 qershorit që përfaqëson edhe takimin e vetëm për të në këtë edicion të Premier League-s Sane zbriti në fushë në 79’ si zëvendësues mesfushorit të ri Phil Foden. Sane ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që fitoi dy tituj radhazi në Angli, sidoqoftë ai ishte në vitin e tij të fundit të kontratës me “sky blues” dhe me sa kuptohet krerët e City-t nuk ishin dakord për ta paguar lojtarin me 20 milionë stërlina në vit, shifër që mendohet se futbollisti I “mannschaft”-it do ta përfitojë në Bundesligë te Bajerni i Mynihut.

Sane ka qenë i grumbulluar por vazhdimisht në stol gjatë gjithë kohës, që pas rifillimit të ndeshjeve, pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjithsesi Guardiola ka në gjirin e skuadrës disa alternativa të ngjashme në rolin që mbulon Sane, me futbollistë si Phil Foden, Riyad Mahrez, Bernardo Silva apo dhe Raheem Sterling. Kontributi I tij për City-n është 52 gola në 192 ndeshje. 24-vjeçari do të udhëtojë në Gjermani ku do t’i nënshtrohet testeve të ndryshme dhe kontrolleve mjekësore rutinë, sidoqoftë Leroy Sane do ta ketë të pamundur për t’u aktivizuar gjatë muajit gusht në fazën finale të këtij edicioni të Champions League-s me fanellën e Bajernit, pasi ka qenë i regjistruar si lojtar I City-t.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...