Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Schalke shkarkon Tedescon, rikthehet Stivens

Humbja 7-0 ndaj Manchester City-t ishte e fundit për Domenico Tedescon në stolin e Schalke 04. Blutë Mbretërorë kanë shkarkuar zyrtarisht trajnerin 33-vjeçar, jo vetëm për faktin se skuadra u eliminua nga Champions League pasi ajo ishte diçka e pritshme por më tepër për ecurinë shumë të dobët që Schalke 04 ka bërë në kampionat.  Drejtuesit i tremben humnerës dhe një rrëzimi të mundshëm në Bundesligën e dytë dhe për këtë arsye kanë vendosur të largojnë Tedescon, i cili e drejtonte Schalken që nga vera e vitit 2017-të. Në ndeshjen e fundjavës ndaj Leipzig në stol do të ulet një njohje e vjetër Huub Stivens i cili e ka drejtuar skuadrën nga Gelsenkirsheni në dy periudha të ndryshme, por holandezi ka probleme shëndetësore dhe për momentin do të jetë thjeshtë trajner i përkohshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...