Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare/ Seedorf “harron” rolin e trajnerit, merr detyrën e re

Clarence Seedorf është një nga mesfushorët më të mirë që ka nxjerrë Holanda. 46-vjeçari i kaloi vitet më të bukura të karrierës te Milani, ekip me të cilin fitoi gjithçka.

Seedorf është i vetmi që ka fituar Champions League me tri klube të ndryshme (Ajax, Real Madrid, Milan 2x).

Pas përfundimit të karrierës si futbollist ai nisi atë të trajnerit. Deri tani ka punuar me skuadra si Milan, Shenzhen FC dhe Deportivo La Coruna.

LEXO EDHE:

Në vitet 2018-2019 drejtoi kombëtaren e Kamerunit, që përkon me aventurën e tij të fundit në pankinë.

Seedorf nuk ka trajnuar më, ndërkohë që është bërë pjesë e KNVB (Federata Holandeze e Futbollit).

Ish-mesfushori i shquar, është përfshirë zyrtarisht në Bordin Mbikëqyrës të KNVB, në të cilin do të mbulojë pikërisht rolin e vlerësuesit teknik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...