Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Semir Hadžibulič lojtar i Gjilanit

Skuadra e Gjilanit zyrtarizon një tjetër afrim pas firmave me dy futbollistët nga Shqipëria, Vilson Lila e Klejdi Koçi. “Skifterët” kanë arritur të afrojnë Semir Hadžibulič, që ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Mesfushori 32-vjeçar nga Novi Pazari vjen te Gjilani pas një përvoje në shumë klube rajonale dhe me gjerë, ku ka zhvilluar karrierën e tijë të pasur futbollistike.

Hadžibulič sezonin e fundit ka luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe, Kí Klaskvík.

Gjilani me mirëkuptim të dyanshëm ka ndërprerë kontratat me dy lojtarët nga Ferizaj, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni. Ekipi kuqebardhë falënderon lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite dhe u uron suksese në vazhdim të karrierës së tyre.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...