Kombëtare

Zyrtare/ Sergio Kalaj një kategori më lart, firmos me ekipin që tenton Serie A

Sergio Kalaj është zyrtarisht futbollist i Frosinones. Qendërmbrojtësi shqiptar u transferua te Carrarese në Serie C në merkaton e verës si lojtar i lirë, duke i dhënë fund aventurës me Lazion.

21-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Carraresen, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Paraqitjet pozitive ranë në sy të Frosinones.

Me anë të një komunikate zyrtare, Frosinone ka lajmëruar blerjen e kartonit të Kalajt (4 ndeshje me Shqipërinë U21), i cili ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin lacial.

Frosinone mban vendin e tetë në divizionin e dytë të futbollit italian, dhe po garon fort për t’u rikthyer në elitë, ndërsa lojtari shqiptar është përforcimi i dytë për ta në merkaton e dimrit.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency