Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare, Sergio Ramos largohet nga Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain njoftoi këtë të premte largimin e Sergio Ramosit, qendërmbrojtësit spanjoll, të cilit i përfundon kontrata me skuadrën franceze në fund të këtij sezoni.
Pas dy sezonesh në Paris, mbrojtësi 37-vjeçar do të marrë një tjetër drejtim në karrierën e tij dhe interesimi i klubeve në Arabinë Saudite është evident.
Sergio Ramos mbërriti në Paris në korrik 2021, me kosto zero, pasi i dha fund një periudhe 16-vjeçare te Real Madridi. Në Paris, ai u aktivizua në 57 ndeshje, në të cilat shënoi pesë gola dhe fitoi dy kampionate dhe një Superkupë.
“Veshja e kësaj fanelle për dy sezone ishte një përvojë përrallore. E vlerësoj gjithë mbështetjen që më dhanë”, tha lojtari me përvojë në momentin e lamtumirës.
https://twitter.com/i/status/1664726583767097344

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...