Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 nis më 5 korrik në Austri!

Tashmë është zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë fundjavën e 4 dhe 5 korrikut. Katër ditë pasi Ministria Austriake e Shëndetësisë dha “dritën jeshile” për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend, Formula 1 konfirmoi për mbajtjen e dy garave të para të sezonit atje, më 5 dhe 12 korrik, si dhe të garës së tretë në Hungari. Sipas kalendarit të publikuar nga Formula 1, më pas është programuar një pushim prej dy javësh, i ndjekur nga 2 gara në Britaninë e Madhe, një në Spanjë, e më pas në Belgjikë e Itali.

Të gjitha garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin rregullat e përcaktuara për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Drejtuesi e F1 thanë se deri në dhjetor 2020 shpreson të ketë realizuar 15-18 gara, për të përmbyllur kështu sezonin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...