Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare, Shqipëria grumbullon Egli Kajën, Metz bëhet pengesë për Balliun!

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Uellsit. FSHF me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se për këto dy takime është grumbulluar Egli Kaja. Për lojtarin e Livingston në kampionatin skocez ky është grumbullimi i dytë me kuqezinjtë, vetë lojtari e ka konfirmuar lajmin duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë thirrje të radhës që ka marrë nga Panucci. Megjithatë grumbullimi i Kajës lidhet mësëshumti me faktin që Metz ka penguar sërish Ivan Balliun të bashkohet me Shqipërinë edhe pse ftesa për lojtarin në adresë të klubit francez është dërguar 13 ditë përpara se të niste grumbullimi. Ja dhe komunikata e plotë e FSHF në lidhje me Egli Kajën.

Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja. Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do ti bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci ditën e nesërme për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Borici” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...