Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Shqipërim Taipi i jep lamtumirën Skënderbeut!

Skënderbeu humbet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës. Shqipërim Taipi ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadonte në 30 qershor me korçarët duke u larguar zyrtarisht nga skuadra bardhekuqe. Një humbje e madhe kjo për Migen Memellin i cili gjeti te 24-vjeçari kosovar liderin e ri të mesfushës së Skënderbeut gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar. Pas 2 vitesh e gjysmë dhe 64 paraqitjesh në total në Kategorinë Superiore me korçarët në të cilat shënoi dy gola, Shqipërim Taipi ka vendosur t’i japë lamtumirën Skënderbeut dhe e ka komunikuar këtë me një postim në rrjetet sociale ku shprehet.

“Përshëndetje që nga sot nuk do jem pjesë e Skënderbeut. Falenderoj gjithë bashkëlojtarët, presidentin, tifozët dhe qytetin e Korçës qe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka qenë shtëpia ime e dytë. I dëshiroj suksese ekipit te KF Skënderbeu. Me respekt Shqiprim Taipi”, shkruan mesfushori 24-vjeçar në rrjetet sociale, ndërkohë që mbetet të mësohet ku do ta vijojë karrierën.

Shqipërim Taipi përpara se të transferohej te Skënderbeu ka provuar të luajë edhe në Maqedoninë e Veriut aty ku ka mbajtur veshur fanellat e Turnovos, Shkupit dhe Shkëndijës, ndërkohë që e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Kategorinë Superiore. Ai mund të bashkohet me vëllain e tij Gjelbërimin te Kukësi ndërkohet që nuk përjashtohet as mundësia e një kalimi të mundshëm te Partizani me trajnerin Ilir Daja që e vlerëson sëtepërmi 24-vjeçarin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...