Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Zyrtare, shtyhet edhe Napoli-Inter!

Në Itali për momentin futbolli është ndalur. Pas Juventus-Milan është shtyrë zyrtarisht edhe gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit që ishte në program për t’u luajtur në San Paolo të entjen në mbrëmje. Ashtu si Juve-Milan edhe Napoli-Inter është shtyrë për në një tjetër datë të pacaktuar pasi rrezikshmëria nga koronavirusi është rritur dhe të luash sfida me tifozë në këto momente është si të vësh në rrezik jetën.

Ka qenë perfekti i qytetit të Napolit Marco Valentini ai që ka vendosur për shtyrjen e kësaj sfide. Fillimisht liga italiane e futbollit ka diskutuar me orë të tëra me presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentiis që kjo sfidë të luhej pa tifozë por numri 1 i të kaltërve nuk pranoi edhe për faktin se ishin shitur 42 mijë bileta për duelin e San Paolos ndaj Interit dhe Napoli është një nga klubet që nuk përfshin rimbursimin e tyre. Tashmë kalendari i Interit është kthyer në një rebus të vërtetë me zikaltrit që deri në fund të këtij sezoni do ta kenë thuajse të pamundur të rikuperojnë tre sfidat e shtyra gjatë 2 javëve të fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...