Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare/ Shumë humbje dhe vendi i parafundit, shkarkohet Vladimir Petkovic

Bordeaux ka shkarkuar nga detyra trajnerin Vladimir Petkovic. 58-vjeçari nga Sarajeva mori drejtimin e ekipit francez në verë, duke firmosur deri në 2024.

Rezultatet zhgënjyese dhe renditja në vend të parafundit në Ligue 1, kanë sjellë fundin e aventurës së Petkovic me Bordeaux, që dje u turpërua 5-0 nga Reims.

Bashkë me të është shkarkuar edhe ndihmësi Antonio Manicone. Petkovic drejtoi për tetë vite radhazi kombëtaren e Zvicrës përpara se të pranonte ofertën franceze.

Në Euro 2020, që u zhvillua verën e kaluar në Angli, ai udhëhoqi helvetët deri në çerekfinalet e turneut prestigjioz, teksa me Lazion ka fituar një Kupë Italie në vitin 2013.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...