Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare, Slloveni-Shqipëri luhet në 30 mars në Koper!

Koronavirusi vuri në rrezik serioz edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore që kishte në program kombëtarja shqiptare në fund të muajit mars. Por nëse sfida me San Marinon për në datë 27 mars po shkon drejt anulimit për shkak të situatës së rënduar në territorin italian, takimi ndaj Sllovenisë në 30 mars do të luhet por jo në Udine siç ishte vendosur fillimisht por në qytetin slloven të Koperit. Ka qenë vetë federata sllovene e futbollit që ka zyrtarizuar datën dhe vendin ku do të luhet sfida ndaj kuqezinjëve. Takimi do të luhet në Koper në datën 30 mars në orën 20:45, një lajm i mirë ky për trajnerin e kombëtares shqiptare Edi Reja i cili do të kërkojë të provojë sa më shumë lojtarë të rinj në këtë sfidë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...