Tashmë nuk ka më dyshime. Stadiumi i qytetit të Napolit nuk do të quhet më San Paolo por Diego Armanda Maradona. Kryetari i bashkisë së Napolit njoftoi sot lajmin, duke zyrtarizuar gjithçka që kishte paralajmëruar pak ditë më parë. Po mendoheshin disa versione të emrit si: “Stadio Comunale Diego Maradona”, ose “Arena Diego Maradona”, por në fund u vendos për emrin e plotë të legjendës. Kryebashkiaku Luigi De Magistris e njoftoi vendimin këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram. “Ka disa ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, vendosëm që emri të jetë: Stadio Diego Armando Maradona.”
Një lajm ky që gëzon të gjithë tifozët e Napolit pas ndarjes nga jeta të legjendës, Diego Armando Maradona vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë që sfida mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 9-të të Serie A nisi me homazhet në nder të ish-sulmuesit argjentinas.
