Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Zyrtare, Suad Lici emërohet administrator i Vllaznisë

Dy muaj pas dramës së rënies nga kategoria dhe tashmë më në fund ka ardhur hapi i parë drejt rindërtimit të klubit dhe të skuadrës. Pauza e gjatë te Vllaznia ka përfunduar, me kuqeblutë që emëruan zyrtarisht Suad Licin në postin e administratorit të klubit.

Një pozicion i mbetur vakant dhe që ndikoi jo pak në bllokimin e funksionimit të skuadrës, pasi firma e administratorit shërbente edhe për prishjen e kontratave me lojtarët e edicionit të kaluar, për afrimin e futbollistëve të rinj apo edhe për organizimin e ekipit dhe përgatitjeve për sezonin e ri.

Vllaznia njoftoi nëpërmjet faqes së saj zyrtare se “pas shqyrtimit të disa kandidaturave, vendosi që në postin e administratorit të emërojë z. Suad Lici. Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambienti sportiv shkodran dhe shqiptar, si një futbollist që ka lënë gjurmën e tij gjatë aktivizimit shumëvjeçar me Vllazninë, por edhe me kombëtaren shqiptare”.

Klubi shpjegoi gjithashtu se zgjedhja e 44-vjeçarit është bërë prej formimit akademik dhe suksesit në sipërmarrjet provate, me drejtuesit e shoqërisë aksionere në Shkodër që besojnë se Lici është zgjedhja e duhur për të udhëhequr klubin drejt rikthimit në elitë.

Pas emërimit të administratorit, tashmë te Vllaznia do të nisë puna në merkato, për krijimin e skuadrës së re, që do të synojë menjëherë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Për ndërhyrjet në merkato Suad Lici do të bashkëpunojë me trajnerin Hasan Lika, emërimi i të cilit në stolin kuqeblu duket vetëm një formalitet.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...