Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ Sule “tradhton” Bayernin, transferohet te rivalët e kampionëve

Niklas Sule do të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munchen. Qendërmbrojtësi po luan sezonin e fundit me kampionët në fuqi të Gjermanisë. Ne verë i përfundon kontrata, akordi i rinovimit nuk u arrit dhe 26-vjeçari do të zgjedhë vetë ekipin e ardhshëm.

Ofertat nuk i mungojnë, Barcelona e ndjek prej kohësh, interesim për Sulen kanë shfaqur edhe Manchester United e Chelsea, por mbrojtësi ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bundesliga.

Niklas së fundmi ka marrë një vendim, dhe do të habitesha nëse ai do të ndryshonte mendje”, deklaroi agjenti i tij, Volker Struth, teksa sot është zyrtarizuar transferimi i tij te Borussia Dortmund për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e verdhezinjve nuk mund ta humbnin një mundësi të tillë për të përforcuar prapavijën, repart që ka nevojë për afrime, dhe kanë arritur akordin final me lojtarin e Bayernit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...