Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Taku ndryshon skuadër, por mbetet në Amerikë!

ST PETERSBURG, FLORIDA: Tampa Bay Rowdies game against Charlotte Independence at Al Lang Field. The Independence won the match 2-1. (Photo by Matt May/Tampa Bay Rowdies)

Aventurë e re për Afrim Takun në futbollin amerikan. Pas vetëm 1 viti, ish mesfushori i Tiranës dhe Skënderbeut ka ndryshuar përsëri ekip, duke firmosur sërish në USL (divizioni i dytë amerikan). Sërish me pagë të shkëlqyer dhe në një ekip që nuk lufton për t`u ngjitur në MLS. Bëhet fjalë pikërisht për Charlotte Indepedence, e cila ka njoftuar sot se ka nënshkruar me mesfushorin shqiptar.Afrim Taku ka luajtur shumicën e karrierës së tij në ekipet shqiptare si Tirana apo Skënderbeu, ndërsa prej dy vitesh ka emigruar në SHBA ku dhe vijon karrierën si futbollist. Në fjalët e tij të para për klubin e ri, Afrim Taku ka thënë se: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Charlotte. Unë dëshiroj të bëj një sezon të mirë dhe të ndihmoj ekipin për shumë fitore. Dua t`u falënderoj të gjithëve për mikpritjen”-ka thënë mesfushori shqiptar. Sezonin e fundit, Afrim Taku, ishte pjesë e Tampa Bay Rowdies, ku luajti në total 13 ndeshje. Ai është pritur mirë tek ekipi i ri, teksa është drejtori i Charlotte, që i thur elozhe mesfushorit shqiptar. “Ne jemi me fat që kemi një lojtar si Afrimi. Ne e shohim atë si një lojtar që mund të luajë jo vetëm në mesfushë, por edhe në krah”-ka thënë Jim McGuinness.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...