Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Telushi lë Kukësin pas 2 muajsh, transferohet te Neftchi Baku!

Bruno Telushi i jep lamtumirën Kukësit pas vetëm pak muajsh dhe 2 paraqitjesh zyrtare në Europa League me fanellën e verilindorëve. Mesfushori vlonjat është transferuar zyrtarisht te Neftchi Baku në elitën e futbollit në Azerbajxhan duke u larguar për herë të dytë nga Shqipëria pas eksperiencës që pati para disa vitesh me Slaven Belupon në Kroaci. Një humbje me peshë kjo për Skënder Gegën dhe Kukësin por në moshën 29-vjeçare kjo ishte mundësia e fundit për Telushin për të luajtur në një kampionat më të fortë dhe presidenti i verilindorëve Safet Gjici nuk i tha jo mesfushorit duke pranuar ofertën e verilindorëve. Lajmi për transferimin e Telushit te Neftchi Baku është publikuar nga vetë klubi i Kukësit që ka dalë me një njoftim.

Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte.

Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuër me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...