Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Tirana afron sulmuesin kosovar, sezonin e fundit luajti në Hungari (VIDEO)

Mandatory Credit: Photo by Nikola Krstic/Shutterstock (9876994as) Florent Hasani of Kosovo celebrates scoring his goal for 1-0 in 65th minute with his team mates Kosovo U21 v Republic of Ireland U21, 2018 UEFA U21 European Championships Qualifier, Mitrovica, Kosovo - 07 Sep 2018

Pas Albano Aleksit nga Teuta, Tirana ka bërë një tjetër afrim, megjithatë këtë herë lojtari i afruar vjen nga Hungaria për të luajtur për herë të parë në Shqipëri.

Florent Hasani është prezantuar ditën e sotme nga klubi “bardheblu” përmes një video të postuar në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruhet: “Florent Hasani është lojtari më i ri që shtohet në radhët e ‘bardhebluve’. Sulmuesi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit kampion. 25-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.”

Ish-lojtari i Gyirmot, në Hungari, sezonin që sapo u mbyll luajti 1808 minuta ose thënë ndryshe 32 ndeshje dhe realizoi tre gola, ndërsa ish skuadra e tij, nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit hungarez, pasi u rendit në vendin e fundit.
Gjithashtu, Hasani ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Hungari, ku më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Diosgyor për katër sezone, pa harruar një aventurë të shkurtër në Israel me Hapoel Kfar Saba.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...