Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Tirana merkato te Kastrioti, firmos deri në 2024 me “xholin” afrikan

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e pestë në merkato. Pas Florent Hasanit, Albano Aleksit, Ardit Hilës dhe Besir Isenit, kampionët e Shqipërisë kanë firmosur edhe me Lukman Hussein, i cili vjen nga Kastrioti. 25-vjeçari nigerian ishte pjesë e klubit krutan në pesë vite e fundit.

Ai luan si mbrojtës i djathtë, por mund të bëjë mirë edhe rolin e shkatërruesit dhe qendërmbrojtësit. Lojtari afrikan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë. Tirana u eliminua në Champions League nga luksemburgasit e Dudelange.

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Lukman Olayemi Hussein. 25 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit të kampionëve për dy sezonet e ardhshme. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për tu prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, lexohet në komunikatën zyrtare të Tiranës.

26 herë kampionët e Shqipërisë do të vijojnë rrugëtimin europian në raundin e dytë të Conference League, aty ku do të kenë përballë Zrinjski, ekipin kampion të Bosnjes.

Sfida e parë do të zhvillohet në “Air Albania” më 19 korrik, ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet më 28 korrik në stadiumin “Stadion pod Bijelim Brijegom” të Mostarit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...