Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Tirana ndahet me mbrojtësin pas tri sezonesh

Afrime, por edhe largime nga Tirana. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zyrtarizuar “divorcin” me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Kristjan Toshevski. 29-vjeçari i ka dhënë fund përvojës trevjeçare me klubin me të titulluar në Shqipëri, në radhët e të cilit ka festuar edhe një titull kampion.

Njoftimi i Tiranës

“KF Tirana njofton largimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Toshevskin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.”

Lexo edhe: 

Kristjan Toshevski ka qenë pjesë e formacionit titullar të Tiranës, çka vërtetohet edhe nga numri i lartë i ndeshjeve në Superiore në tri sezonet e fundit (84).

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...