Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Titullari i mbrojtjes largohet nga Partizani

Egzon Belica nuk është më futbollist i Partizanit. Klubi kryeqytetas njoftoi pasditen e kësaj marteje se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Prej disa ditësh futbollisti kishte lënë fazën përgatitore dhe kishte nisur bisedimet për ndërprerjen e kontratës, diçka që u konkretizua në fillimin e kësaj jave.

Belica u transferua tek të kuqtë në janarin e vitit 2018, duke kaluar 4 edicione e gjysmë me fanellën e Partizanit. 31-vjeëari arriti që të fitonte titullin kampion dhe një Superkupë Shqipërie, duke qenë protagonist absolut, pasi ishte një titullar fiks në formacionin e kryeqytetasve.

Të kuqtë duhet të nxitojnë jo vetëm për të gjetur zëvendësuesin e Dritan Mehmetit, por dhe për të plotësuar vakancën që lë Belica, i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në 24 ndeshje të plota, duke qenë dhe lojtari më i aktivizua në radhët e skuadrës së “demave”.

Në të shkuarën Belica ka qenë pjesë e Rigas, Inter Turkut, Shkendijës, Concordia Chiajna, Ohrid  Lihnidos dhe Rabotničkit.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...