Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Zyrtare, Tottenham-Rennes nuk luhet, Spurs rrezikojnë eliminimin!

Ashtu si në dy sezonet me Interin edhe në aventurën me Tottenham Hotspur, eksperienca e Antonio Contes në kompeticionet europiane për të tretin vit radhazi do të mbyllet në fazën e grupeve. Tottenham është në prag eliminimi nga grupet e Conference League pa zbritur fare në fushë, pasi UEFA ka dalë sëfundmi me një komunikatë për ndeshjen mes Spurs dhe francezëve të Rennes në program për t’u luajtur të enjten në mbrëmje por që u shty pasi klubi anglez kishte disa lojtarë të prekur nga COVID-19.

Në komunikatën e UEFA-s lexohet që është e pamundur që ndeshja mes Tottenham dhe Rennes të luhet brenda këtij viti siç është në rregulloren e UEFA-s për shkak të mungesës së dative të lira dhe në këtë mënyrë londinezët me shumë gjasa do e humbasin ndeshjen 0-3 në tavolinë pasi Rennes bëri detyrën duke udhëtuar drejt Anglisë në mesjavë. Në këtë mënyrë në fazën tjetër të Conference League do të shkojë skuadra holandeze e Vitesses që fitoi sfidën ndaj Muras me shifrat 3-1 duke zbritur skuadrën e Contes në vendin e 3-të në grup.

Pas kësaj komunikate të UEFA-s ku bëhet e ditur se është e pamundur që të gjendet një datë për rikuperimin e sfidës, tashmë pritet të vijë vendimi që Tottenham ta humbasë ndeshjen 0-3 në tavolinë, verdict që do të sillte edhe eliminimin e bandës së Contes nga Conference League

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...