Futboll

Zyrtare, Turqia shkarkon Lucescun, pritet rikthimi i Senol Gunes!

Mircea Lucescu nuk do të jetë në stolin e Turqisë në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Shqipërisë, 22 marsin e ardhshëm në Shkodër. Federata Turke e Futbollit këtë të hënë ka marrë vendimin e papritur për të shkarkuar nga detyra 73-vjeçarin rumun i cili ishte në stolin e Turqisë që nga viti 2017 por gjatë kësaj periudhe ka regjistruar rezultate zhgënjyese teksa numëron vetëm 4 fitore në 17 ndeshje dhe plot 7 humbje, një prej tyre pikërisht në një miqësore ndaj Shqipërisë së Panuccit në Antalya me shifrat 2-3. Ka qenë vetë Federata Turke ajo që ka bërë publik lajmin për shkarkimin e Lucescut, me ish trajnerin e Interit por edhe Galatasaray-it, Besiktasit, Shakthar Donetsk dhe Zenitit që me shumë gjasa do t’i lërë vendin trajnerit të mirënjohur turk Senol Gunes. Megjithatë pengesë për kalimin 66-vjeçarit te Turqia po bëhet klubi i Besiktasit me të cilin Gunes është në kontratë dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk duan të lejojnë largimin e tij përpara fundit të këtij sezoni.

Për Gunes do të bëhej fjalë për një rikthim te Turqia pasi e ka drejtuar kombëtaren nga viti 2000 deri në 2004-ën, duke regjistruar dhe një vend të tretë historik në Botërorin e vitit 2002 që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Pas Kupës së Botës ai kishte oferta edhe nga përfaqësuese të mëdha si Brazili, Spanja dhe Greqia por ai i refuzoi për të qëndruar te Turqia, megjithatë mos arritja e kualifikimit për në Euro 2004 që u zhvillua në Portugali, bëri që Gunes të shkarkohej nga stoli i Turqisë. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit do të arrinë marrëveshjen me presidencën e Besiktasit qoftë edhe që deri në fund të këtij sezoni, Gunes të trajnojë njëkohësisht kombëtaren dhe bardhezinjtë nga Stambolli me të cilët ka fituar 2 tituj kampion. Situata gjithsesi te Turqia nuk është shumë e mirë dhe ky është një sinjal pozitiv për kuqezinjtë e Panuccit të cilët duhet të tentojnë të marrin maksimumin e pikëve në sfidën e 22 marsit në Shkodër.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency