Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, UEFA vendos, VAR-i edhe në Champions nga sezoni 2019-2020

Tashmë është zyrtare. Pas një viti pritje, sistemi VAR do të përdoret që nga sezoni i ardhshëm në UEFA Champions League. Komiteti ekzekutiv i UEFA dha ok për projektin e presidentit Ceferin, ku ky sistem do të përdoret që në playoff-et e gushtit të kompeticionit më të madh për klube. Pra, as këtë sezon nuk do të përdoret ndihma teknologjike, e është e vështirë të mendosh një turne kaq të rëndësishëm pa këtë mbështetje për arbitrat. Por, Ceferin ishte i qartë në shortin e hedhur në Montecarlo. Gjyqtarët nuk janë akoma gati dhe UEFA duhet të rregullojë impiantet e strukturat, në mënyrë që të jenë gati për një standard të njëjtë. Slloveni ishte shumë i prerë në lidhje me këtë situatë, pasi është tjetër gjë organizimi i një turneu si Botërori, i cili zhvillohet vetëm një vend, e është ndryshe një turne ku përfshihen 55 kombe. Ideja e federatës evropiane është të testojë VAR në Superkupën e ardhshme të Europës, më 14 gusht në Stamboll, e më pas të niset zyrtarisht në Champions. Një sezon më pas, 2020-2021, zgjerimi do të ndodhë edhe në Europa League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...