Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, vendoset data e derbit Milan-Inter

Derbi i Madonninës, Milan-Inter do të luhet më datë 4 prill në orën 18:30. Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, bëri që një pjesë e mirë e takimeve të javës së 30, të Serisë A të mos luheshin, mes të cilave edhe derbi i Milanos.

Për të rikuperuar një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit italian, drejtuesve të Ligës i është dashur të zbatojnë një sërë rregullash, të cilat parashikonin që ndeshjet të luheshin brenda 15-ditëshit nga data e shtyrjes dhe të caktohej data më e afërt.

U vendos orari 18:30 për takimin Milan-Inter dhe jo në mbrëmje siç luhen zakonisht sfidat më të rëndësishme të kampionatit italian, sepse pikërisht në atë datë luhen dhe ndeshjet çerekfinale të Champions Leagues dhe UEFA nuk lejon zhvillimin e ndeshjeve të kampionateve të rëndësishme në oraret e mbrëmjes.

Ndërkohë ndryshime oraresh, liga e Serisë A ka marrë edhe për 3 takime të tjera. Kështu një tjetër takim i rëndësishëm, ai mes Milanit dhe Napolit do të luhet në orën 15:00 dhe jo në 20:45 siç ishte parashikuar, ndërkohë sfida Juventus-Sampdoria nuk do të zhvillohet në orën 15:00, por në orën 18:00. Përsa i përket derbit të kryeqytetit, Roma-Lazio do të luhet pasdite ose në mesditë, ndërsa orari ende nuk është përcaktuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...