Featured

Zyrtare, Vllaznia firmos për tre vite me dy talentet e akademisë

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar ditën e sotme dy lojtarë të akademisë. Në një postim në rrjetet sociale, shkodranët bëjnë me dije se dy nga emrat më të spikatur në akademinë e tyre tashmë do të jenë pjesë e skuadrës së parë.

Mbrojtësi Flori Spahija dhe sulmuesi Antonio Delaj kanë nënshkruar kontratat e para profesionale, dy 19-vjeçarët do të jenë pjesë e Vllaznisë deri në 2025-ën.

“Klubi i Futbollit Vllaznia përpos përpjekjeve për të sjellë në skuadër lojtarë sa më cilësorë për ekipin e parë, nuk e ka lënë pas dore asnjëherë edhe vëmendjen ndaj elementit të ri. Si rrjedhojë, në kuadrin e investimit për të ardhmen, bëjmë të ditur se kemi firmosur me dy prej lojtarëve të spikatur të Akademisë tonë, Flori Spahija dhe Antonio Delaj. Të dy këta futbollistë kanë nënshkruar kontratat e para profesionale dhe do të jenë pjesë e KF Vllaznia edhe për tre sezonet e ardhshme.”-shkruan në rrjetet sociale klubi shkodran.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency