Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Vllaznia gjen pasuesin e Gjokës

Mungonte zyrtarizimi, që tashmë erdhi: Ernest Gjoka nuk është më trajneri i Vllaznisë. Klubi shkodran njoftoi se trajneri paraqiti zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, 24 orë pas humbjes me Partizanin.

Një letër e dorëzuar në zyrën e administratorit Astrit Gjyrezi vulosi edhe mbylljen e bashkëpunimit, me Gjokën që vendosi se nuk ishte ai njeriu i duhur për ta drejtuar skuadrën në dy javët e fundit të kampionatit, ku kuqeblutë kanë shanse minimale për të evituar rënien nga kategoria.

Sinjalet trajneri i dha menjëherë pas ndeshjes, ku nuk u paraqit në konferencën për shtyp, ndërsa u pohoi gazetarëve se aventura e tij në Shkodër përfundoi. Deklaratat u cilësuan emocionale, edhe sepse drejtuesit e klubit prisnin qëndrimin zyrtar të trajnerit.

Pasi reflektoi për pothuajse një ditë rreth asaj që ndodhi, situatës kritike në të cilën ndodhet skuadra dhe paraqitjeve zhgënjyese të javëve të fundit, që nuk u trajtuan si finale për “jetë a vdekje”, Gjoka zgjodhi ti hapte rrugën dikujt tjetër për të tentuar mrekullinë.

Një mision tejet i vështirë, ku përveç llogarive matematike që e mbajnë ende në lojë Vllazninë, shanset për të qëndruar mes më të mirëve duken minimale. Shkodranët duhet ti fitojnë dy ndeshjet e fundit ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, ndërsa Kamza ose Teuta nuk duhet të fitojnë.

Për të shpresuar deri në fund te mrekullia, klubi kuqeblu ia besoi stolin trajnerit të ekipit B, Ervis Kraja, i cili do të nisë punën prej së martës, për të qëndruar në krye të stolit deri në fund të kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...