Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Vllaznia zëvendëson Eni Imamin me ish-mbrojtësin e Rennes dhe Werder Bremen!

Vllaznia e gjen shpejt zëvendësuesin e Eni Imamit. Skuadra shkodrane ka prezantuar zyrtarisht qëndërmbrojtësin Fallou Diagne i cili ka firmosur për 1 vit me shkodranët. Diagne i cili stërvitjej prej ditësh me Vllazninë ka një eksperiencë të madhe mbi supe pasi shtatlarti senegalez në karrierën e tij ka luajtur me Rennes e Metz  në Francë e Werder Bremen në Gjermani madje ka arritur të shënojë dhe 6 gola në ligën e parë franceze dhe dy në Bundesliga. Rennes dhe Werder Bremen kanë shpenzuar nga 1,5 milionë euro për të blerë kartonin e tij, ndërkohë që problemi i vetëm i Diagne është që nuk luan një ndeshje zyrtare që nga 30 nëntori i 2019-ës, kur ishte pjesë e Konyaspor në Superligën turke. Ka qenë vetë Vllaznia që ka zyrtarizuar afrimin e 31-vjeçarit afrikan.
“Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri.
Mirë se erdhe Fallou Diagne!”, lexohet në postimin e klubit shkodran.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...