Premier League

Zyrtare, West Ham shkarkon trajnerin Slaven Bilic

Humbja me shifrat e thella 1-4 ndaj Liverpoolit në shtëpi i ka dhënë fund aventurës së Slaven Bilic në krye të skuadrës londineze. Për shkak të rezultateve të dobëta drejtuesit e West Ham kanë vendosur ta shkarkojnë nga detyra teknikun kroat, pasi largimi i tij ishte bërë I pashmangshëm. Lajmi u zyrtarizua nga vetë klubi i West Ham në faqen zyrtare me këta të fundit që kanë falenderuar Bilic për punën që ka bërë në stolin e ekipit londinez gjatë këtyre 2 viteve e gjysmë. Në orët e ardhshme “The Hammers”, do të bëjnë publik emrin e trajnerit të ri.

To Top