Pas 6 vitesh, Ylli Shameti i jep zyrtarisht lamtumirën Kukësit. Mbrojtësi gjirokastrit i cili për shumë ndeshje ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit te skuadra verilindore me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e tij nga Kukësi. 35-vjeçari nuk i bën të ditura arsyet e lamtumirës duke nënvizuar se gjithçka do ta tregojë koha, por gjithçka kishte të bënte me faktin se lojtari dhe drejtuesit e klubit nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Tashmë Shameti është në kërkim të një skuadre të re për të vijuar karrierën pasi është i bindur se ka ende për të dhënë në futbollin e luajtur edhe pse përpara 2 muajsh ka mbushur 35-vjeç.
Ja dhe postimi i plotë i Ylli Shametit.
“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet???
Koha i tregon te gjitha!
Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur!
Sot ka falenderime per te gjithe duke filluar nga presidenti, te gjithe drejtorat teknik, shefi i klubit, stafi mjekesor dhe te gjithe trajneret nga i pari Armando Cungu qe e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka!
Padiskutim falenderoj te gjithe futbollistet qe kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin ne detyre Besar Musolli me te cilet kemi kaluar shume momente te veshtira per ta bere ekipin tashme nje nga ekipet me te forta ne Shqiperi! Uroj qe kete ta bejne edhe te tjeret ne vazhdim qe e kane marre persiper!
Dhe si perfundim nje falenderim per ata qe une i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIAN per te cilet ishte kenaqesi qe u kam dhene momente te gezueshme me golat dhe preformacen time!
Faleminderit familja FK.KUKESI!
I Juaji Y.SH 4!(Ing)”
