Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare/ Zbulohet klubi i ardhshëm i Sindrit Gurit

Pas Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë, ku do të transferohet te skuadra KVV Oostende.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi belg në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin shqiptar për 3 sezonet e ardhshme.

“Njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me Sindrit Gurin, sulmues shqiptar që luan në Ligën e parë të Shqipërisë, me Kukësin, ku është edhe golshënuesi më i mirë. Guri, 24 vjeç do të nënshkruaj për 3 sezonet e ardhshme me klubin tonë, ndërsa këto ditë pritet të vijë për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg.

Më herët, Sindrit Guri pati pranuar për Supersport se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin belg, por pa treguar emrin e skuadrës. Kujtojmë që Oostende militon në Jupiler Liga, e njëjtë si Superliga në Shqipëri, ndërsa e mbylli sezonin në vendin e 11 këtë sezon.

Sulmuesi shkodran vlerësohet me fjalë të mira në Belgjikë, dhe e shquajnë për 20 golat këtë sezon, në 35 takime. Drejtori sportiv i Ostendes, Hugo Broos, e ka ndjekur Live disa herë, po ashtu si edhe trajneri i ri i Ostendes, Gert Berheien, dhe cilësitë e tij e kanë bindur.

“Është një sulmues i madh dhe i fortë, dhe me një nuhatje të mirë për golin. Jemi absolutisht shumë të lumtur që Guri zgjodhi ekipin tonë, një lojtar të cilin e donim patjetër, dhe jam i bindur se do bëjë mirë në Belgjikë.” – deklaroi drejtori sportiv.

Edhe presidenti Peter Kalant, është i kënaqur me sulmuesin e ri: “Ai ka shumë ego të tregojë veten në një arenë të huaj, dhe është një lojtar me ADN-në që na duhet neve, i ri, me ambicie dhe me dëshirë për të mësuar. Ky është transferimi ynë i parë dhe shpresojmë të ketë edhe të tjerë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...