Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Zeneli do operohet, mungon 7-9 muaj!

Kosova nuk do të ketë në dispozicion shërbimet Arbër Zenelit për pjesën e mbetur të fushatës kualifikuese të kampionatit të Euro 2020. Tashmë është zyrtare, sulmuesi anësor i Dardanëve për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën ndaj Malit të Zi, do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë larg fushave të futbollit për një kohë të gjatë. Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.

“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor i klubit, Zeneli do kryejë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftimin e klubit francez, Reims.

Një lajm shumë i keq ky për Dardanët që tashmë shpresojnë të kenë të gatshëm Zenelin për fazën play-off në Nations League në Mars të 2020-ës, gjithmonë në rast se nuk arrijnë të sigurojnë kualifikimin direkt nëpërmjet eliminatoreve në Euro 2020.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...