Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtari i EULEX-it, i dha ndihmën e parë Vokrrit

Bengt Persson, një zyrtar i EULEX, është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit, pas infarktit në zemër, në një qendër fitnesi në Prishtinë.
Zyrtari policor i EULEX-it kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit, kur kishte parë se Vokrrit i ishte komplikuar gjendja shëndetësore dhe kishte rënë pa ndjenja.

Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez, i cili vetëm pas kontaktit me gazetarët e mësoi se kreu i Federatës Kosovare të Futbollit kishte ndërruar jetë.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marrë frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor, të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vjen shumë keq. Ndihem i trishtuar”, ka thënë Persson.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...