Formula 1

Zyrtarisht kampion bote, Lewis Hamilton barazon Vettel-in

Kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i këtij sezoni të Formula 1, Lewis Hamilton është shpallur zyrtarisht kampion bote në këtë sport. Piloti britanik i Mercedes e mbylli garën e Meksikës në vendin e 9, që gjithsesi mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin.

Gara e Meksikës nisi me një start spektakolar të Vettelit, Versttapenin dhe Hamiltonit, por një incident mes të treve solli dëmtime në makinat Ferrari dhe Mercedes. Kjo bëri që Hamilton dhe Vettel të rinisen nga fundi, por ndërsa gjermani filloi të rikuperojë pozicione, britaniku i Mercedes vijonte të kishte probleme.

Në fund, triumfoi Verstappen, ndërsa Bottas dhe Raikkonen plotësuan podiumin në Çmimin e Madh të Meksikës. Sebastian Vettel e mbylli garën vetëm në vendin e 4-t, duke mos marrë mjaftueshëm pikë, për t’i shtyrë festën britanikut të Mercedesit.

Pas triumfit të këtij sezoni, Hamilton çon në 4 numrin e titujve të fituar, po aq sa ka edhe rivali i tij te Ferrari, Sebastian Vettel, ndërsa më së shumti tituj ka fituar Michael Schumacher, plot 7. Javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Austinit, në SHBA, u shpall kampione për konstruktorë edhe Mercedes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency