Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtarizim i veçantë, “Princi” nuk largohet nga kryeqyteti (VIDEO)

Kevin Prince Boateng do qëndrojë edhe një vit në kryeqytetin gjerman. Mesfushori ofensiv ka rinovuar deri në vitin 2023 kontratën me Hertha Berlin, që evitoi dështimin total dhe rënien nga Bundesliga pas triumfit në duelet “play-off” kundër Hamburger.

35-vjeçari ganez zhvilloi 19 ndeshje sezonin e kaluar me Hertha-n, duke mos gjetur golin në asnjë prej tyre. Drejtuesit e klubit gjerman kanë zgjedhur një video të veçantë për të zyrtarizuar rinovimin me ish-lojtarin e Milanit.

Akoma i uritur”, lexohet në videon ku Boateng shfaqet duke përgatitur ushqim në një “Fast Food”. Hertha ka ambicie të mëdha sezonin e ardhshëm.

Kulaifikimi në kompeticionet europiane është objektivi i klubit të njohur gjerman, dhe “Princi” është gati të japë kontributin e tij për të ndihmuar shokët e skuadrën në arritjen e qëllimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...