Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtarizimi i Aubameyang tek Arsenali, çështje kohe

Bisedimet mes Arsenalit dhe Borussias së Dortmudit për Pierre-Emerick Aubameyang janë drejt fundit. Mësohet se “Topçinjtë” kanë rënë dakord për të paguar afërsisht 60 milionë stërlina për kartonin e sulmuesit nga Gaboni. Vonesa e zyrtarizimit të Aubameyang në “Emirates” lidhet vetëm me të ardhmen e Oliver Giroud, që shumë shumë pranë kalimit te Chelsea për 35 milionë stërlina.

Blutë e Londrës, në fakt, prisnin të merrnin Edin Dzekon, por rezistenca e Romës dhe e vetë futbollistit boshnjak, që kërkon kontratë deri në vitin 2020 e kanë detyruar Chelsean të përqendrohet tashmë te Giroud. Sulmuesi francez, pavarësisht çmimit të lartë, ka një avantazh, sepse mund të luajë në Champions nën urdhrat e Contes. Edhe Dortmundi interesohej për Giroud, por verdhezinjtë janë fokusuar te Michy Batshuayi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...