Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtarizohen dy miqësoret ndaj Turqisë U17, FSHF zgjedh stadiumet

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Turqisë U-17. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë arritur së fundmi dakordësinë që këto dy takime të luhen në muajin janar, më konkretisht në datat 17 dhe 19 janar.

Të dyja ndeshjet do të luhen në vendin tonë, ku takimi i parë është caktuar të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ (17:00), ndërsa miqësorja e dytë e 19 janarit është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ (15:00).

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin në Durrës (15 janar), ndërsa trajneri Ervin Bulku do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret kundër përfaqësueses turke pak ditë para grumbullimit.

Këto dy miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Turqisë janë një mundësi shumë e mirë për kuqezinjtë si edhe për trajnerin Bulku e stafin e tij për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët si edhe çfarë nuk shkon me ekipin përpara ndeshjeve të Elite Round që do të zhvillohen në vendin tonë në muajin mars.

Shqipëria është shortuar në grupin 8, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë, teksa pavarësisht kundërshtarëve të fortë. Shqipëria U-17 synon kualifikimin në finalet e Europianit 2023.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...