Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtarizohet goditja e madhe e Liverpoolit në sulm, Benfica e Almeria mbushin xhepat

Darwin Nunez është lojtari më i ri i Liverpoolit. Klubi anglez ka përmbyllur me sukses bisedimet me Benfikën, teksa do të shpenzojë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit uruguaian (75+25 në formë bonusesh).

22-vjeçari, i cili numëron 11 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren latine, realizoi 34 gola në sezonin e fundit me “Shqiponjat e Lisbonës” në të gjithë kompeticionet.

Nunez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me “The Reds”, nga e cila do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon. Sulmuesi ka lënë grumbullimin me kombëtaren dhe ka fluturuar drejt Anglisë për të kryer kontrollet mjekësore.

Zyrtarizimi i shitjes së tij te Liverpool ka ardhur nga vetë klubi portugez, teksa Jurgen Klopp siguron në këtë mënyrë një përforcim fantastik në repartin ofensiv, aty ku pritet të humbasë Sadio Mane (Bayern Munchen).

Nunez është kthyer në lojtarin më të shtrenjtë deri në këtë fazë të merkatos. Shumë klube të mëdha ishin të interesuara për shërbimet e tij, por garën në fund e fitoi Liverpooli.

Nga ky operacion përfiton edhe Almeria, klubi që e solli Nunez në futbollin europian në verën e vitit 2019. Spanjollët paguan 13 milionë euro te Penarol dhe një vit më vonë e shitën 24 milionë euro te Benfika.

Drejtuesit e Almerias mbajtën 10% të kartonit të Nunez dhe tani do të përfitojnë 10 milionë euro nga kalimi i lojtarit nga Portugalia në Premier League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...