Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtarizohet Kluivert Jr, Roma vazhdon të godasë në merkato

Pas 11 ditësh pritje, Roma ka zyrtarizuar transferimin e talentit 19-vjeçar, Justin Kluivert. Verdhekuqtë kanë përfunduar të gjitha detajet e marrëveshjes me Ajaxin dhe për sulmuesin ka paguar 17.5 milionë euro, plus 250 mije euro si bonuse. Justin Kluivert i cili është edhe i biri i një legjende të futbollit holandez Patrick Kluivert ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që në marrëvshjen mes klubeve është përfshirë edhe një klauzolë, në rast shitje të lojtarit tek ndonjë tjetër klub 10% e shumës do t’i kalojë Ajaxit.

Sulmuesi u shfaq shumë entuziast për aventurën e tij të re dhe pret me padurim startin e kampionatit. I kënaqur për realizimin e këtij transferimi është edhe drejtori sportiv i Romës, Monchi duke e cilësuar talentin holandez si një prej lojtarve me premtues të futbollit europian, teksa shtoi se skuadra në ditët e ardhshme do të bëjë edhe prezantime të tjera.

Përgjatë sezonit të fundit me fanellën e Ajaxit, Kluivert në 44 ndeshje të luajtura mundi të shënonte 12 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...