Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtarizohet lamtumira nga United, Rangnick nuk pranon rolin e ri në klub

Ralf Rangnick e ka mbyllur aventurën me Manchester United. Pasi mori detyrën e trajnerit të përkohshëm më 3 dhjetor deri në fund të sezonit, 63-vjeçari gjerman ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë tek United si konsulent, pasi ka pranuar ofertën e trajnerit të Austrisë.

Rangnick do të marrë drejtimin e kombëtares austriake më 1 qershor, teksa klubi anglez ka zyrtarizuar ndarjen me të me anë të një komunikate zyrtare: “Dëshirojmë të falënderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij si menaxher i përkohshëm gjatë gjashtë muajve të fundit.

Me marrëveshje të përbashkët, Ralf tani do të fokusohet ekskluzivisht në rolin e tij të ri si trajner i kombëtares austriake dhe për këtë arsye nuk do të marrë një rol këshillues në Old Trafford. I urojmë fat në këtë aventurë të re”.

Gjermani nuk ia doli dot të kualifikojë “Djajtë e Kuq” në Champions League. Drejtuesit e United zgjodhën holandezin Erik Ten Hag si timonierin e ri të skuadrës. 52-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Manchester United.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...