Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Zyrtarizohet ndarja pas katër vitesh, Spanja mbetet pa trajner

Luis Enrique nuk është më trajneri i kombëtares spanjolle. Kontrata i përfundonte pas përfundimit të Botërorit të Katarit, teksa palët kanë zgjedhur të mos rinovojnë bashkëpunimin pas dështimit të iberikëve në Kupën e Botës Katar 2022.

Spanja fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e zhvilluara dhe u eliminua me penallti nga Maroku në raundin e 1/8-ve. Nëpërmjet një postimi zyrtar në Twitter, Federata Spanjolle e Futbollit ka lajmëruar largimin e trajnerit 52-vjeçar.

Federata falënderon Luis Enriquen për punën e zhvilluar në drejtimin e kombëtares spanjolle”, shkruan RFEF. Ish-mesfushori qëndronte në stolin e Spanjës prej korrikut të vitit 2018, por u shkëput në periudhën mars-nëntor 2019 si pasojë e vdekjes së vajzës së tij, Xana Martinez.

Sa i përket klubeve, ai punoi si teknik i Barcelonës, Romës dhe Celta Vigos. Një nga emrat që përfliten si zëvendësues të Luis Enriques është Marcelino, i cili ka drejtuar në La Liga skuadra si Valencia, Villareal, Athletic Bilbao dhe Sevilla.

Ndërkohë, shanse reale për t’u ulur në stolin e Spanjës ka edhe Luis De La Fuente, 61-vjeçari që drejton kombëtaren U21 iberike prej vitit 2018.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...