Bundesliga

Zyrtarizohet Perisic: Te Bayerni për të fituar gjithçka

Mungonte vetëm zyrtarizimi por edhe ai ka ardhur. Ivan Perisic është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Pas 4 sezonesh sulmuesi kroat është larguar nga Italia duke lënë Interin për t’u rikthyer në Bundesliga këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Bayern Munich pas eksperiencave me Borussian e Dortmundit dhe Wolfsburg-ut. Në arkat e Interit kanë shkuar 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të futbollistit ndërsa Bayerni në fund të sezonit nëse bindet nga Perisic mund të aplikojë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Gjermani, Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Do të provojmë të fitojmë jo vetëm Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë por edhe Champions Leaguen”, deklaroi Ivan Perisic. Shumë i lumtur për transferimin e Perisic te Bayerni u shfaqën shefi ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihmidzic, i cili theksoi se kroati do t’i ndihmojë shumë bavarezët me eksperiencën e tij në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë para ndeshjes ndaj Cottbusit në Kupën e Gjermanisë të fituar me rezultatin 1-3 nga Bayerni në lidhje me transferimin e Perisic në Allianz Arena u shpreh edhe trajneri Niko Kovac i cili nuk e cilësoi si një plan B, 30-vjeçarin për të cilin thuri lëvdata, madje sipas Kovac Bayerni do ta tentonte afrimin e Perisic edhe në rast se do të merrte Leroy Sane nga Manchester City.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency