Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Puig zyrtarizohet te Los Angeles Galaxy, ja çfarë përfiton Barcelona

Transferimi i Riqui Puig te Los Angeles Galaxy tashmë është zyrtar. Lojtari i rritur në akademinë e Barcelonë ka nënshkruar për tri sezone me ekipin kalifornian dhe do ta bëjë këtë me një status “ylli”. Barça nuk do të përfitojë para për transferimin, por rezervon të drejtën për të riblerë lojtarin në fund të çdo sezoni, si dhe 50% të shumë në rast të shitjes në të ardhshmen.

MLS i lejon çdo skuadre vetëm tre futbollistë me një rrogë të veçantë dhe Riqui do të jetë njëri prej tyre, së bashku me meksikanin Chicharito Hernández dhe ish-lojtarin brazilian të Bayernit dhe Juventusit, Douglas Costa.

Largimi i Riqui Puig zgjidh vetëm një nga problemet e shumta që kanë katalanasit për federimin e afrimeve të reja.

Riqui Puig është aktivizuar në 62 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...