Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

22.000 paund gjobë për çdo ndeshje në skuadrën ku luan sulmuesi shqiptar, shkak bëhet trajneri

Në këtë sezon të Ligue 1 në Francë, skuadra e Reims aty ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është duke zhvilluar një paraqitje pozitive teksa aktualisht është në kuotën e 12 ndeshjeve pa humbje. Forma e mirë u reflektua edhe në sfidën e fundit të kampionatit, atë ndaj PSG ku dolën të pamposhtur nga përballja me kryeqytetasit me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.

Një meritë të madhe për rezultatatet pozitive të Reims padyshim ka edhe trajneri Will Still, i cili sapo ka mbushur 30-vjecc. Ai në fakt, ende nuk zotëron një licencë profesionale dhe profesionin e trajningut e ka nisur prej pasionit për lojën Football Manager. Por, ky fakt i sjell një dëm prej 22.000 paundësh klubit të Reims sa herë Still drejton skuadrën në vijën anësore të fushës.

Gjithsesi, duke parë suksesin e skuadrës që këtë sezon renditet në vendin e 11-të me 26 pikë, duket se drejtuesit e kanë vendosur të mos ndryshojnë taktikë dhe të vijojnë të paguajnë gjobat vetëm për të vendosur në plan të parë rezultatet e ekipit në fushë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...