Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Telushi nis stërvitjen me Partizanin, drejtori Olsi Rama kthen buzeqeshjen në ekip

“Dielli po del, çdo gjë do të rregullohet”. Ky është vargu profetik i legjjendarit John Lennon. Fjalë që më tepër se asnjëherë i shkojnë për shtat Partizanit. Retë nuk janë larguar plotësisht, por më e rëndësishme është që tek të kuqtë është kthyer buzëqeshja. Morali dhe gjendja shpirtërore nuk ka ndryshuar vetëm prej ecurisë me hap kampioni në javët e fundit të kampionatit. Ndikim të drejtë për drejtë ka edhe emërimi i Olsi Ramës si drejtor i përgjithshëm i klubit. Nga kursi për liçensën te puna praktike në fushë, drejuesi i ri nuk ka kohë për të humbur. Biseda të gjata me trajnerin Starova për të hartuar planet e së ardhmes afatshkurtër dhe afatgjatë. Më pas takimi me lojtarët. Krejt ndryshe nga analizat me tone kritike dhe masa të ashpra të përdorura nga Luciano Moggi. Tashmë, batutat janë një formë e të transmetuarit qetësi. Kjo duket nga buzëqeshja e rigjetur e Alban Hoxhës, që e provoi i pari “dorën e hekurt” të stafit italian.

Qetësia është kthyer në prioritet, për ta lejuar skuadrën të shprehë potencialin e saj në fushë, në pritje të përforcimeve për gjysmën e dytë të sezonit. Duke qëndruar te blerjet e dimrit, një prej emrave më të rëndësishëm të merkatos, Bruno Telushi, ka nisur stërvitjet me skuadrën. Vlonjati i afruar nga kroatët e Slaven Belupos nuk ka humbur kohë për tu ambientuar me grupin. Dy javët e fundit të kampionatit për këtë vit dhe pauza dimërore do ti japin mundësinë të ingranohet me skemat e lojës dhe të rigjejë formën, për tu shndërruar në protagonist kryesor.

E ndërsa Xhehavir Sukaj nuk ishte i pranishëm në stërvitje, Edgar Çani ka nisur pjesërisht punën me grupin. Sulmuesi po vazhdon fazën e rehabilitimit, duke kryer me pjesën tjetër të ekipit ushtrimet fizike, ndërsa do ti duhet ende pak kohë për të luajtur. Çani po pret me padurim që të krijohen kushtet për të shfaqur të gjithë potencialin, ndërsa Starova duket i qetë dhe transmeton besim se Partizani është kthyer për të thënë fjalën e vet në Kupë, por mbi të gjitha në kampionat.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...