Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Verdi refuzon Napolin, alternativat janë Deulofeu e Lucas Moura

Napoli kishte rënë parimisht dakort me Bolognën për kalimin e Simone Verdit në San Paolo për rreth 20 milionë euro, por në momentin që pritej vetëm firma e futbollistit që gjithçka të bëhej zyrtare, sulmuesi i dalë nga akademia e Milanit i ka refuzuar të kaltrit dhe ka vendosur të qëndrojë te Bologna deri në fund të sezonit. Një vendim i papritur ky i Verdit. Nga frika se te Napoli mund të shndërrohej në një lojtar stoli Verdi e ka refuzuar skuadrën e Sarrit dhe tashmë do të vazhdojë aventurën e tij te skuadra emiliane në pritje të një oferte më të mirë nga ndonjë klub me emër më të madh gjatë verës. Ndërkohë me refuzimin që kanë marrë nga Verdi drejtuesit e Napolit e kanë hedhur vështrimin nga Deulofeu i Barcelonës, Lucas Moura i Paris Saint Germain dhe Politano i Sassuolos. Do të jetë njëri prej tyre përforcimin në sulm për Maurizio Sarrin në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...