Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Përplasje “titanësh” në “Bernabeu”, Liverpooli për fitore në “Dragao”

Më pak se 9 muaj pas suksesit të 12-të në kompeticionin më të rëndësishëm në Kupat e Evropës, Reali i Madridit rrezikon të shkurorëzohet, teksa do të përballet në “Santiago Bernabeu” me një ndër skuadrat favorite për titullin e sivjetshëm në Champions League, PSG. Natyrisht gjërat mund të ndryshojnë vërtet shumë pas rezultatit të ndeshjes së parë, por gjithsesi për momentin nuk ka kompani bookmakers-ash në planet që të kualifikojë për në turin tjetër klubin madrilen.

Është tepër e vështirë për të gjetur arsyet e vërteta të kësaj rënieje të menjëhershme të ekipit “merengues”, por tashmë është e qartë që nga ky duel fantastik do të varet e ardhmja e shumë lojtarëve. Mbi të gjitha ai që rrezikon më tepër është vetë Zinedine Zidane, një ndër ikonat e klubit madrilen, që, ndonëse u bë i pari trajner në histori që fitoi dy Champions njëri pas tjetrit, duhet t’i nënshtrohet ligjit të egër të klubit më të lavdishëm në glob, që ka shkarkuar pa mëshirë edhe trajnerë të tjerë të suksesshëm, shumë herë më të famshëm si Jupp Heynckes, Fabio Capello apo dhe Carlo Ancelotti.

18 golat e shënuar në 4 ndeshjet e fundit të Primera Division duket se kanë rikthyer disi besimin në gjirin e skuadrës, gjithsesi Reali rrezikon që të eliminohet që në raundin e parë të knock out-it, gjë që dikur ndodhte sistematikisht te klubi mbretëror, përpara se në stol të ulej Jose Mourinho. Me çfarëdo lloj kundërshtari situata do të ishte shumë më tepër optimiste, por përballë këtë herë qëndron PSG, skuadra që ka ekipin e dytë më të shtrenjtë në gjithë historinë e futbollit, pas vetëm City-t të Guardiolës.

Pavarësisht dominimit në futbollin francez, treshja aktuale Neymar – Mbappe – Cavani duhet ende të provojë veten në duelet që vlejnë në Champions League, por sidoqoftë për momentin tre tenorët e skuadrës pariziene duken të papërballueshëm dhe forcën e tyre madje e provoi edhe vetë Bajerni i Mynihut, një ndër ekipet favoritë, që u shtrëngua për të hapur rrugë në fazën e grupeve.

Të gjithë përkrahësit e “Los Blancos” presin një tjetërsim të skuadrës në këtë përballje dhe në fakt kuptohet Reali natyrisht ka në favor eksperiencën dhe e identifikon veten pikërisht me këtë kompeticion, teksa ka fituar 3 nga 4 edicionet e fundit në Champions, madje, nëse bëhet fjalë për lavdi, klubi merengues ka fituar më shumë Champions thjesht Champions pa llogaritur aspak Kupën e Kampioneve sesa ç’ka fituar Barça gjithsej në gjithë historinë e saj, për më tepër edhe në përballjen e fundit 27 muaj më parë Reali i madridit fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu” përballjen ndërmjet tyre, takim ku sidoqoftë për të gjithë ata që arrijnë ta kujtojnë ekipi parizien shpërdoroi mundësi të shkëlqyera dhe raste pa fund.

Në duelin e fundit të kësaj jave Porto do të presë në “Dragao” Liverpulin. “Të kuqtë” e gjermanit Jurgen Klopp pretendojnë për të shkuar shumë larg këtë herë dhe kuptohet qartë edhe nga vetë ecuria e ndryshme e tyre që Liverpuli është dukshëm favorit për t’u kualifikuar mes tetë skuadrave më të mira të Kontinentit të Vjetër. “Dragonjtë” kanë ndryshuar shumë dhe nuk kanë më forcën e dikurshme, në një kohë kur strategu gjerman paraqitet në Portugali me treshen e frikshme Salah – Firmino – Mane, për më tepër klubi nga Merseyside nuk është mundur kurrë në tokën luzitane nga Porto dhe ka dalë gjithmonë mirë nga përballjet ndërmjet tyre.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...