Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Interi vuan në sulm, Gabigol shkëlqen te Santosi (Video)

Gabriel Barbosa ka shënuar golin e dytë, në po kaq ndeshje me Santosin, që pas rikthimit në janar, si i huazuar. Djaloshi brazilian, në pronësi të Interit, po tregon se ka cilësi prej kampioni, teksa menjëherë ka marrë rolin e liderit te Santosi, prej nga edhe zikaltrit e blenë.

“Nëse te Interi do të më kishin aktivizuar për 5 ndeshje radhazi, do të isha ambientuar dhe do të justifikoja besimin”, tha Gabigol në momentin e rikthimit dhe duket se koha po i jep të drejtë atij.

Fillimisht De Boer dhe më pas Vecchi, Pioli, sërish Vecchi dhe në fund Spalletti, nuk besuan te djaloshi brazilian, duke e aktivizuar shumë pak, ose aspak dhe duke mos i dhënë mundësi të tregojë veten.

Tani zikaltrit nuk po kalojnë një moment aspak të mirë, pasi po vuajnë veçanërisht për të gjetur golat, duke qenë nga skuadrat që kanë shënuar më pak. Pikërisht për këtë arsye, te Interi duhet të ndihen në pishman, që nuk i dhanë mundësinë Gabigolit, që po tregon sërish se e vetmja gjë që i mungoi te zikaltrit, ishte besimi.

https://www.youtube.com/watch?v=3-Ie_uv40fY

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...