Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi eviton polemikat për gjykimin: Partizani për fitore në Korçë

Diferenca prej 16 pikësh në renditje nuk ka shumë rëndësi. Të paktën jo gjatë 90 minutave në Korçë, me sfidat e Skënderbeut dhe Partizanit që gjithmonë kanë dhuruar emocione. Të kuqtë janë gati për duelin dhe sipas Klevis Dalipit, që po drejton stolin në mungesë të Starovës së pezulluar, Partizani luan në këtë trasfertë për rezultat sa më pozitiv.

 

Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por në të tilla sfida çdo lojtar është i motivuar dhe e pret me padurim. Gjatë ndeshjes duhet edhe cilësia teknike dhe të shfrytëzohen momentet e mira të lojës, duke i kurorëzuar me finalizimin në të cilin kemi vuajtur pak gjatë javëve të fundit. Jemi të përgatitur për të bërë një paraqitje shumë të mirë, duke e ditur që gjithmonë kemi bërë ndeshje të mira, ashtu si në takimin e fundit që fituam në Korçë. Duhet të shkojmë me mendime sa më pozitive të marrim një rezultat sa më të mirë.

Edhe pse për momentin objektivat janë të ndryshëm, përballja e kësaj të shtune do të jetë si një lojë shahu, ku fituese do të jetë skuadra që gabon më pak.

 

Në një ndeshje të tillë, ku brenda duhet edhe eksperienca, duhet të bësh sa më pak gabime dhe të jesh sa më efikas në mundësitë që të jepen. Duke ditur karakteristikat e lojtarëve tanë, mes të cilave është shpejtësia, ti marrim maksimumin në një fushë dhe terren shumë të mirë. Lojtarët tanë duhet të jenë inteligjentë gjatë ndeshjes dhe na ndihmon rikthimi i Bathës dhe Trashit që dinë ta menaxhojnë lojën në momente të caktuara.

Pas kontestimeve për arbitrimin në ndeshjet me skuadrat e tjera pretendente, Flamurtarin dhe së fundmi Kukësin, Dalipi eviton polemikat, madje kërkon që lojtarët të përqendrohen vetëm te loja.

 

Partizani nuk i edukon lojtarët që të merren me gjykimin, ata duhet të përqendrohen dhe të luajnë mirë vetëm në fushë. Gjatë kësaj jave kemi punuar shumë që futbollistët të përqendrohen te ajo që dinë të bëjnë më mirë, sepse ka të tjerë njerëz në klub që merren me ankesat. Ne duam të përqendrohemi vetëm te loja, sepse çdo diskutim jashtë futbollit nuk i shërben cilësisë.

Ngjarja me trajnerin Ernest Gjoka, i cili u sulmua me thikë pas stërvitjes te Vllaznia, fatmirësisht pa pasoja, tronditi të gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm. Pas qëndrimit zyrtar të klubit Partizanit, edhe Dalipi shprehu mbështetjen për kolegun.

E njoh shumë mirë ambientin atje, për aq sa kam luajtur si futbollist kam kaluar shumë mirë. Jam i surprizuar, Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla, për më tepër për njerëz që kanë sakrifikuar jetën dhe pasionin për ta ndihmuar qytetin siç është rasti i Nestit. Më vjen shumë keq, por një individ nuk mund të prishë imazhin e Vllaznisë apo gjithë Shkodrës, sepse e dimë traditën e këtij ekipi. Bashkohemi me vështirësinë e trajnerit Ernest Gjoka dhe shpresoj që të mos përsëriten më ngjarje të tilla.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...